Kuçi: Mosreagimi i VV-së për Pacollin tregon për mendësinë e tyre
BKT
Lajme

Kuçi: Mosreagimi i VV-së për Pacollin tregon për mendësinë e tyre

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka reaguar pas deklaratës së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila u shpreh me fjalë të rënda për nënën e heronjëve Shkelzen dhe Luan Haradinaj.

Kuçi, përmes një shkrimi në Facebook, e ka dënuar atë gjuhë, duke thënë se mosdistancimi i Lëvizjes Vetëvendosje nga deklarata e Pacollit, tregon se nuk është problem tek një mendësi e një individi, por komplet organizatës.

Shkrimi i plotë:

Nga piedestali „i lartë“ i moralit dhe etikës që e vendos veten e ke shumë të lehtë të gjykosh dhe pa asnjë pikë ndjeshmërie të fyesh një nënë të sëmurë e të fshehësh hipokrizinë përbrenda partisë tënde. Fjalët e pista të Fitores e mosreagimi i VV-së na tregon qartë që këtu nuk bëhet fjalë për një individ por për një organizatë me të njëjtën mendësi.


MË SHUME NGA Lajme