19:34 / 16.04.2020
Çmendet United, 70 milionë euro për Chiesan
Në një kohë kur skuadrat më të rëndësishme në Itali si Juventusi, Interi dhe Milani kanë shprehur interes për Federico Chiesan, një emër i ri ka dalë në skenë që kërkon të blejë 22 vjeçarin.
Siç raporton “Mirror Sport”, trajneri i Manchester United Junajtid nuk është i kënaqur nga sulmuesi Daniel Xhejms dhe është gati të derdhë 70 milionë euro në arkat e Fiorentinës për Chiesan.
Kjo shumë do të tundonte goxha presidentin Roko Komiso, i cili një ditë më parë e pranoi se në rast të një ofertë të kënaqshme do të lejonin largimin e sulmuesit të talentuar italian.























