Hoxhaj: Serbia po vazhdon t’i mbajë nën mbrojtje kriminelët
BKT
Lajme

Hoxhaj: Serbia po vazhdon t’i mbajë nën mbrojtje kriminelët

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se për krimet serbe në Kosovë Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e saj.

Përmes një postimi në Facebook ai ka kujtuar Ditën e Eksodit Shqiptar.

Shkrimi i plotë:

Sot shënojmë një ndër ditët më të vështira të historisë së shqiptarëve të Kosovës, Ditën e Eksodit Shqiptar. Sot, kujtojmë dëbimin e mbi një milion shqiptarëve, dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe më shumë se 20 mijë gra shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Edhe pse u bënë 21 vjet nga kjo datë e dhimbshme e plot vuajtje për ne, shteti i Serbisë edhe më tutje po vazhdon t’i mbajë nën mbrojtje kriminelët, duke i bërë madje edhe heronj.

Fatmirësisht, Kosova nuk ishte e vetme në këtë rrugëtim. Shqiptarët e Kosovës u ndihmuan nga i gjithë rajoni ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetë u jemi falenderues që na ndihmuan në ditët më të vështira!


MË SHUME NGA Lajme