22:29 / 16.04.2020
Berisha: LDK-ja nuk ka kryeministër më të mirë se Isa Mustafa
Avokati Besnik Berisha ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mund të ketë kryeministër më të mirë se kryetari i saj, Isa Mustafa.
“LDK nuk mund të ketë kryeministër më të mirë se Isa Mustafa”, është shprehur Berisha.
Ai tha se “Mustafa ka dalë në zgjedhje vet i 120’ti, i ka pri secilit manifestim të LDK’së”.
Tutje, Berisha tha se kjo është sfidë për Mustafën dhe se ai do duhej të sakrifikohet për këtë post.
“Unë dyshoj që për të është sfidë, ai do duhej të sakrifikohej. Unë do ia kërkoja këtë”, ka thënë Berisha ne T7.
Avokati Berisha madje akuzoi Qeverinë e Kurti se edhe tiketat e trafikut për kundërvajtje po i paguajnë me paratë e shtetit.
“Kjo qeveri edhe tiketat e trafikut për kundërvajtje paguhet me pare të ministrisë”, shtoi Berisha.























