Gërxhaliu: Ndalja e ndërtimeve rritë krizën ekonomike e sociale në Kosovë

Gërxhaliu: Ndalja e ndërtimeve rritë krizën ekonomike e sociale në Kosovë

Shkruan: Safet Gërxhaliu

Kosova është duke u ballafaquar me tri sfida në të njëjtën kohë si ajo me pandeminë e corona virusit, aspekti ekonomik dhe social si dhe me jo stabilitetin politik që është një presion psiqik në popullat që e tejkalon friken nga corona virusi. Në këtë ambient të krijuar si pasoj e corona virusit dhe e jo stabilitetit politik është duke u goditur ekonomia vendore e në veçanti sektori privat. Derisa vendet e tjera ne rajon dhe me gjerë hartojnë strategji për minimizimin e efekteve negative nga corona virusi, hartojnë strategji dalëse dhe si të perfitojn nga mbështetja financiare e institucioneve ndërkombëtare ne merremi me veten dhe me politik ditore. Kosova pas pandemisë se covid 19 do të ballafaqohet me pandeminë ekonomike e cila do te jetë mjaft sfiduese dhe do të kërkoj qasje më serioze, më studioze dhe më argumentuese në qoftë  se mendohet të tejkalohet më shpejt dhe në favor të ardhmërisë më të mirë për të gjithë ne. Sektori bazik i zhvilimit ekonomik të Kosovës së pasluftës pa mëdyshje ka qenë sektori i ndërtimtarisë i cili për fat të keq do të jetë mjaft i goditur nga situata e krijuar nga pandemia vdekjeprurëse që po dominon ne botë dhe tek ne. Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë ka qenë i rëndësisë multidimensionale sepse ka mundësuar punësim, edukim, tregti, shërbime dhe mbi të gjitha rritje dhe shfrytëzim të prodhimeve vendore të materialit ndërtimor duke filluar nga bllokat, tullat, konstrukcioneve metalike, materialeve për suvatim, ngjyrave dhe llaqeve, mobileve dhe prodhimeve nga druri, dizajnit dhe projektimit nga zyret e arkitekteve kosovar si dhe promovomi i vlerave të ndërtimtarisë vendore që kane përmirësuar imazhin e Kosovës janë vlera të këtij sektori. Një shtytje te zhvillimit të ndërtimtarisë vendore i ka dhënë edhe diaspora jone e cila ka kontribuar me të madhe përmes investimeve dhe blerjes së banesave por edhe ne transferimin e sistemit know how. Ky sektor ballafaqohet me shumë sfida por esenciale është ramja e fuqisë blerëse të qytetarëve tonë por edhe nga diaspora dhe sfidë edhe më e madhe do të jetë kufizimi i lëvizjes së punëtorëve në këtë sektor si pasoj e mbrojtjes nga efektet e corona virusit. Se në Kosove janë miratuar shumë ligje të përkthyera nga vende të ndryshme e dimë por se ato ligje kanë dështuar në zbatim tek edhe atë e dimë se janë indikator dhe rrethana tjera në Kosovë krahasuar me vendet tjera është realitet. Në këtë drejtim edhe masat për ndalim dhe kufizim të lëvizjes duhet analizuar ndryshe dhe bazuar në  strukturën e popullatës. Derisa Kosova ka 65 % të popullatës nën moshën 35 vjeçare dhe të aftë për punë, shumë vende te tjera e kanë 60 % të popullatës mbi moshën 50 vjeçare që janë më të rrezikuar për atakim nga corona virusi, prandaj duhet të bëhen analiza me dubioze dhe të mbështet ky sektor i rëndësisë substanciale për stabilitetit politik, social, inovativ dhe garanc e stabilitetit financiar dhe bankar. E them bankar nga fakti që sektori i ndërtimtarisë ka një kontribut të pakontestuar edhe në zhvillimin dhe avancimit të këtij sektori edhe me volum te kspitalit, produkteve dhe shërbimeve të reja si dhe me fleksibilitetin bankar. Rrënimi i sektorit të ndërtimtarisë është garanc e dështimit të ekonomisë vendore dhe rimëkëmbjes se saj pas corona virusit, prandaj bëni me tepër për këtë sektor në qoftë se mendoni ne stabilitetin social dhe qëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës. Ky sektor është një indeks zingjiror nga nalt poshtë që gjeneron punësim, prodhim, edukim, tregti, transfer të know - how, inovacione, partneritet , stabilitet social, imazh dhe urë lidhëse me diasporën tonë.