Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Berat Lenjani, dentist, i cili do të flasë për shëndetin dental.
Ndërsa Sali Shoshi, drejtor ekzekutiv i CHwB Kosova, i cili do të na njoftojë më hollësisht në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve për shëtitje virtuale në muze, "rri N'shpi".
Po në një lidhje të drejtpërdrejtë por nga Gjakova do të paraqiten Shkëlzen Jetishi dhe Korab Jetishi, këngëtar, të cilët do të flasin se si po kalon familja Jetishi në këto ditë karantine.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























