Atletico Madrid i bashkohet garës për Mauro Icardi-n
BKT
Sport

Atletico Madrid i bashkohet garës për Mauro Icardi-n

Atletico Madrid është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Inter, Mauro Icardi që momentalisht është huazim te PSG-ja.

Ka raportime që argjentinasi nuk dëshiron të qëndrojë te gjiganti francez dhe preferon rikthimin në "San Siro", por "Neurazurët" nuk e duan.

Sipas mediave italiane, trajneri i "Los Rijoblancos", Diego Simeone është admirues i Icardi-t dhe do provojë gjatë verës ta sjellë në "Ëanda Metripolitano".

Kartoni i 27-vjeçari është 70 milionë euro, por kërkohet edhe nga Juventus, Real Madrid dhe Milan.

Icardi këtë sezon ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat.