Reka dhe Konjufca jepin gjysmën e pagës për luftimin e Covid-19
Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka treguar se ka ndarë gjysmën e pagës së tij të ministrit për luftimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë.
“Duke bashkëndje me popullin tim, që po kalon një pandemi vdekjeprurëse, me modestinë time e jap gjysmën e pagës mujore për fondin e luftimit te virusit Covid-19”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.
Poashtu, edhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, e ka ndarë ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19.
Ai ka thënë se është mirënjohës për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë.
“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19”.
“Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë”.























