Layvin Kurzawa afër kalimit te Arsenali
BKT
Sport

Layvin Kurzawa afër kalimit te Arsenali

Arsenal është afër për të fituar garën për shërbimet e mbrojtësit të PSG-së, Layvin Kurzawa.

27-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka vëmendjen e gjigantëve evropianë si Liverpool, Barcelona dhe Sevilla.

Mirëpo, ka raportime se “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje për të transferuar francezin, i cili do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Kurzawa në “Emirates” pritet të jetë në formacionin e parë, pasi Sead Kolasinac ose Kieran Tierney priten të largohen.

Thuhet se Kurzawa nuk është i vetmi lojtar i kërkuar nga Arsenal, të cilët do bëjnë shumë ndryshime gjatë merkatos verore.