Liverpool favorit për Timo Werner
BKT
Sport

Liverpool favorit për Timo Werner

Liverpool është skuadra kryesore që mund të transferojë sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Gjermani këtë sezon është në top formë duke shënuar 27 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat.

Sipas mediave gjermane, Werner do largohet në fund të sezonit, ndërsa thuhet se preferon kalimin te “Reds”, shkruan Scanner.

Treshja e sulmit të kampionit të Evropës, Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane janë të paprekur në “Anfield”, por trajneri Jurgen Klopp, dëshiron sulmues të ri që mund të garojë me ta.

Të interesuar për Werner mbesin shumë skuadra e ndër to edhe Bayern Munich, Chelsea e Real Madrid.