12:59 / 18.04.2020
Camavinga, prioritet i Zidane-s
Trajneri i Rennes, Julien Stephan e pranon se është nën presion për ta mbajtur në skuadër Eduardo Camavinga.
Mesfushori 17 vjeçar është objektiv prioritar i disa klubeve të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin.
Trajneri i “Los Blancos” Zinedine Zidane është një tifoz i madh i talentit të Rennes.
Kreu i Rennes, Stephan thotë se Camavinga është i lumtur në skuadrën e tij, por ai e pranon se klubet e mëdha janë të interesuar për të.
“E di se ai është shumë i lumtur në Stade Rennais”, tha ai, transmeton Scanner.
“Ne shpresojmë se mund ta mbajmë atë, por klube shumë të mëdha janë të interesuara për Eduardo Camavinga”, theksoi presidenti i Rennes.























