Lovren te AS Roma?
BKT
Sport

Lovren te AS Roma?

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren është i lidhur me transferimin tek AS Roma.

Sipas mediave italiane, “romakët” janë të interesuar për mbrojtësin kroat.

30-vjeçari është një nga lojtarët që pritet t’i thonë lamtumirën Liverpoolit në fund të këtij sezoni.

Lovren nuk ia ka dalur që të sigurojë një vend titullari në skuadrën e Jurgen Klopp, dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg “Anfield”.

Krerët e Romës, raportohet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me mbrojtësin kroat, i cili po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane.