Hoti i reagon VV-së: Makineri propagandistike, nuk e kuptuat atë që thashë
BKT
Lajme

Hoti i reagon VV-së: Makineri propagandistike, nuk e kuptuat atë që thashë

Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, ka reaguar pasi që është sulmuar me të madhe pas një deklarate që pati ku rekomandonte nisjen e lehtësimit të masave për bizneset, pas situatës së rëndë ekonomike që është krijuar në Kosovë.

Hoti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se nuk është kuptuar drejtë ajo që ai ka dashur ta thotë.

Personat që e kritikuan për këtë deklaratë, ai i ka quajtur “makineri propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë”.

Postimi i plotë:

Po të kuptohej ajo që kam thënë sot, nuk do të sulmohesha nga makineria propagandistike parapolitike e qeverisë në detyrë.
Përkundrazi, do të fillonte një debat argumentues, që do duhej të qonte drejt konsensusin shoqëror për planin për rimëkëmbje ekonomike dhe mbrojtje sociale të grupeve në nevojë për kujdesin e shtetit.


MË SHUME NGA Lajme