11:01 / 19.04.2020
Barcelona dëshiron rikthimin e Thiago Alcantara
Barcelona dëshiron ta rikthejë në skuadër mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara.
Alcantara u largua nga “Camp Nou” në sezonin 2013-14 për 25 milionë euro, për t’iu bashkuar gjigantit gjerman.
Mirëpo, spanjolli ende nuk e ka rinovuar kontratën, e cila i mbaron në qershor të vitit 2021.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona është duke monitoruar situatën e Alcantara dhe do mundohen ta rikthejnë gjatë verës në “Camp Nou”.
Kartoni i lojtarit është plotë 50 milionë euro.























