Metro: Këshilltari i Kurtit e quan vashë Grenellin, paralajmëron rezistecë
BKT
Lajme

Metro: Këshilltari i Kurtit e quan vashë Grenellin, paralajmëron rezistecë

Shkëlzen Gashi, këshilltari kryesor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka ofenduar rëndë, Përfaqësuesin Special të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke e quajtur vashë, si dhe ka kërcënuar me rezistencë, transmeton Gazeta Metro.

Gashi në një postim në Facebook, i ka dhënë epitet të vajzës së re, Grenellit, duke e sulmuar në bazë të orientimit të tij seksual.

“Hajde-hajde mori vashë, po vjen puna tu u trashë”, ka shkruar Gashi.

Ai këtë reagim e ka bërë pasi Përfaqësuesi Special i Trump, Grenell, ka paralajmëruar rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

 

Gashi me tej ka bashkangjitur një status tjetër ku ka paralajmëruar rezistencë ndaj paralajmërimeve të Grenellit.

“Këta po duan të pranojnë shkëmbim territorial; komuna të reja me shumicë serbe e asociacion të tyre; si dhe eksterritorialitet për kishat e manastiret ortodokse në Kosovë. Nuk do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia e as anëtarësim në OKB. Këta do të marrin amnesti për pasurim të paligjshëm për dy dekada në kurriz të qytetarëve të Kosovës dhe amnesti nga Gjykata Speciale. NE DO TË REZISTOJMË!”, ka shkruar Gashi, në një reagim në FB, ku ka bashkëngjitur edhe reagimin e Grenell në twitter.

 

Grenell gjatë ditës ka shkruar në Twitter, se shumë shpejt pret që të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi si dhe heqjen e reciprocitetit.

“Posa të hiqen tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me seriozitet. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë. Të tjera do vijnë së shpejti”, ka shkruar Grenell në Twitter./gazetametro.net


MË SHUME NGA Lajme