Behramaj: Dhjetëra mesazhe presioni prej aktivistëve të VV, vepra penale
BKT
Lajme

Behramaj: Dhjetëra mesazhe presioni prej aktivistëve të VV, vepra penale

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramja, ka njoftuar se në adresën e tij zyrtare kanë ardhur dhjetëra mesazhe nga aktivist të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Përmes një postimi në Facebook, Behramaj ka njoftuar se aktivist të Vetëvendosjes, i kanë dërguar mesazhe të shumta në e-mailin zyrtarë.

Ai tutje ka thënë se këtë presione politik, po e ushtrojnë militantët e VV’së, kundër Presidentit të Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar.

“Më paskan ardhur dhjetëra mesazhe prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe mua në e-mailin zyrtar. Shumë po ia ndihmojnë partisë këta militantë duke tentuar të ushtrojnë presion politik kundër Presidentit të Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar. Edhe thirrjet e tyre publike i fotografova”, ka njoftuar Behramaj.

Postimi i plotë:

Më paskan ardhur dhjetëra mesazhe prej aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe mua në e-mailin zyrtar. Shumë po ia ndihmojnë partisë këta militantë duke tentuar të ushtrojnë presion politik kundër Presidentit të Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar. Edhe thirrjet e tyre publike i fotografova!

Përpjekjet për ta penguar Presidentin e Republikës së Kosovës në ushtrimin e detyrave zyrtare, që përmes presionit politik ta detyrojnë të mos e ushtrojë rolin kushtetues, përveç që janë vepra penale, relativisht janë argumente shumë të mira nëse lënda përfundon në Gjykatën Kushtetuese.

Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës do të duhej t’i merrnin masat e nevojshme ligjore ndaj këtyre shantazhuesve të paskrupullt politikë!


MË SHUME NGA Lajme