08:46 / 20.04.2020
AKR-ja s’merr pjesë në tryezën e ftuar nga Kurti, nuk janë ftuar zyrtarisht
Anëtari i Kryesisë së Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, ka konfirmuar se kjo parti nuk do të merr pjesë në tryezën e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Makolli theksoi se nuk kanë pasur ftesë zyrtare nga Albin Kurti.
Përveç kësaj, Makolli tha se kryetari i partisë, Behgjet Pacolli gjendet jashtë vendit dhe për arsye të pandemisë nuk kanë pasur fare kontakte.EO























