Krasniqi:PDK kalon interesat partiake kur janë në pyetje interesat e vendit
BKT
Lajme

Krasniqi:PDK kalon interesat partiake kur janë në pyetje interesat e vendit

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar rreth situatës me pandeminë Covid-19.

Pas këtij takimi, është deklaruar deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se me pranimin e 1000 testeve të pranuara nga Serbia, Kurti ia mundësoi Vuçiqit të shpërlahet nga gjenocidi.

“I përsërita qëndrimet e PDK-së për gabimet trashanike të cilat i ka bërë. Ky kryeministër e ka shkel Kushtetutën e vendit. Ky kryeministër është dorëzuar para Serbisë. I ka përligjur masat e jashtezakonshme të vendosura nga Serbia. I ka mundësuar Aleksander Vuçiqit të shpërlahet nga gjenocidi dhe me pranimin e 1000 testeve e kanë shfaqur Serbinë si humane. Ka bërë gabim të pafalshëm duke ia mundesuar këtë gjë”, u shpreh ai.

Sipas tij, PDK-ja i kalon interesat partiake kur janë në pyetje interesat e vendit.

“Ju them se prezenca e PDK-së është një dëshmi që Partia Demokratike kur janë në pyetje interesat e qyetarëve dhe interesat e vendit i kalojnë interesat partiake. Kemi ardhur t`i shprehim drejtperdrejt qendrimet dhe bindjet tona. Sot isha këtu për t`ia përseritur kryeministrit, për të ju thanë që kanë bërë gabime të jashtëzakonshme, në vend që të koordinohen, ata janë sjellur me nëncmim, me arrogancë”, theksoi ai.


MË SHUME NGA Lajme