Veseli bisedë me Tërnavën e Dodë Gjergjin: Do t’ia dalë mbanë kësaj sfide
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka njoftuar se ka ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare shqiptare të Kosovës, myftiun Naim Tërnava si dhe ipeshkvin Dodë Gjergjin, në lidhje me këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi
Ai ka thënë se ka kërkuar nga ta që të vazhdojnë të porosisin besimtarët tanë, për të ndenjur në shtëpi, për t’u kujdesur edhe më shumë për veten, për familjarët e sidomos për të moshuarit, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare shqiptare të Kosovës, myftiun Naim Tërnava si dhe ipeshkvin Dodë Gjergjin, në lidhje me këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga koronavirusi. I falenderova për rolin konstruktiv që kanë luajtur gjatë kësaj situate duke qetësuar njerëzit për të mos krijuar panik si dhe duke pranuar shmangien e ritualeve fetare që dëmtojnë distancën e nevojshme sociale.
Kërkova prej tyre që të vazhdojnë të porosisin besimtarët tanë, për të ndenjur në shtëpi, për t’u kujdesur edhe më shumë për veten, për familjarët e sidomos për të moshuarit, të cilët edhe janë më të rrezikuarit. Të gjithë së bashku, duke mos e humbur besimin në Zot dhe duke u kujdesur për njeri tjetrin, kemi për t’ia dalë mbanë kësaj sfide.























