Kastrati: Kosova në maj mund të ketë qeverinë e re
BKT
Lajme

Kastrati: Kosova në maj mund të ketë qeverinë e re

Politologu Ardian Kastrati tha për RTK,se kryeministri në dytyrë i Kosovës, Albin Kurti përmes takimit të sotëm synon që të tregoj se është një burrështetas.

Ai ka folur edhe për afatet kohore se kur mund të krijohet qeveria e re e Kosovës e cila do të krijohet nga LDK-AAK dhe Nisma.

"Procedura do të jetë kështu, Presidenti do të mandatojë këto ditë kandidatin nga LDK, pastaj deri kah fillimi i majit të bëhet votimi i qeverisë së re", tha ai.

Sipas tij duhet shikuar se si po sillet Vetvendosje. "Nga ajo që po shoh duhet të analizohet sjellja e VV për rezistencë dhe unë frikësohem se mund të sjellë ndonjë konflikt politik kogja të rrezikshëm për Kosovën. Kurti përmes takimit të sotëm synon që të tregoj se është një burrështetas, por mbrapa figurës së tij ajo që ka sjellë poralizim të skenës dhe urrejtjes. Pra nuk pritet që ata liderë që i ka përqmuar me arrogancë të i shkojnë në takim", tha ai.

Kastrati vlerësoi se deklarimi i Kurtit sot në konferencë për gazetarë për dorëzim të mandatit se nuk mund të parashikoj, është brengosës.

"Një skenar i tillë i konvenon vetëm Moskës dhe Beogradit dhe unë lutem të mos zbatohet një skenar i tillë", tha ai.


MË SHUME NGA Lajme