Kurti për gazetarët boshnjake përmend idenë e ndryshimit të kufijve
BKT
Lajme

Kurti për gazetarët boshnjake përmend idenë e ndryshimit të kufijve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur bindjet e tij se Richard Grenell, emisar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur idenë e korrgjiimit të kufijve për të ecur para me dialogun.

Jasmin Mujanoviq, bashkautor i emisionit “Sarajevo Calling” ka shkruar në Tëitter se gjatë një bashkëbisedimi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar Grenellin se ka nisur presionin ndaj tij që nga fillimi i mandatit të tij në krye të Qeverisë së Kosovës, transmeton Express.

Mujanoviq shkruan se Kurti i ka folur për idenë e korrgjimit të kufijve, që sipas tij, ka vazhduar edhe me ndërmjetësimin e Grenellit.

“Ai ka thënë se diskutimi për korrgjim të kufijve kanë nisur gjatë kohës së Federica Mogherinit dhe është trajtuar direkt nga zyra e Thacit dhe e Vuciqit. Grenell e ka zgjedhur këtë ide dhe ka vazhduar presionin ndaj bllokut të Kurtit që ta pranojnë pa fjalë atë që Kurti e quan një rregullimi të shpejtë e të papërgjegjshëm”, ka shkruar Mujanoviq. 


MË SHUME NGA Lajme