Trendi rreth COVID-19 në Kosovë
BKT
Lajme

Trendi rreth COVID-19 në Kosovë

RTKlive

Ekonomiste shëndetësore, një fushë e re që ka filluar të zhvillohet shumë kohëve të fundit, arsyeja kryesore rreth kësaj ka kanë qenë rritja e shenzimeve në sektorin shëndetësor në botë konform zhvillimeve në teknologji, dhe per esence ka balancimin e këtyre dy aspekteve për të siguruar kosto-efikasitet.

Eksperte e shëndetësisë është edhe Jeta Statovci e cila tregoj në RTK disa modele statistikore që bëjnë vlerësimin e shpërndarjes së infeksioneve të ndryshme me rastin e pandemisë së fundit COVID-19.

"Aplikohen disa modele statistikore të ndryshme të cilat mund të bëjnë vlerësimin e shpërndarjes së infeksioneve të ndryshme, kështu që në një analizë të fundit që kam bërë është analizimi i trendit të shpërndarjes së infeksioneve me rastin e pandemisë së fundit Covid-19" tha Jeta Statovci, eksperte e ekonomisë shëndetësore.

Marrë parasysh që kemi trend të fundit në rënje të të infektuarve me koronavirus në gjithë vendet, si Kina, Italia, Spanja e shumë të tjera Statovci tregon se në cilën fazë është Kosova që nga pacienti 0 deri sot

"Situata në përgjithësi, për momentin kemi 598 raste kurse shkalla e mortalitet konform te infektuarve është rreth 2.35 e cila nuk është një shkallë e lartë por sigurisht ka pasojat e saj. Lidhur me trendin, një prej mekanizmave që kam përdor në analizën e trendit është një lloj mekanzmi në kuadër të lakorës e cila merr formën e shkronjës S, ashtuquajtur Sigmoid function, pra ky lloj funksioni bënë analizën e trendeve të shperndarjes cilët janë në ritëm të ulët në fillim dhe në fund të eventit " tha Statovci.

Analiza shikoj mbi situaten në mungesë të masave rreth menaxhimit të situatës, ku në atë rast niveli i rasteve me COVID-19 mund të arrijë deri në 41 mijë të infektuar deri në fund të vitit. “Me masat e parapara në vend, lakorja Gompertz parasheh rrafshimin e kurbës në fillimin të muajit maj.  Duhet të kemi parasysh që variacionet e larta në të dhëna rreth rasteve të reja, paraqesin probleme në përshtatjen e kurbës dhe saktësinë e modelit” tha Statovci.

 


MË SHUME NGA Lajme