Prokuroria fillon hetimet për personin që kanosi Presidentin
BKT
Lajme

Prokuroria fillon hetimet për personin që kanosi Presidentin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka filluar hetimet ndaj të dyshuarit A.G, pasi i njëti ka kërcënuar përmes rrjetit social Facebook presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu ka bërë të ditur sonte Prokuroria Themelore përmes një komunikate për medie.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas marrjes së informatave se personi me inicialet A.G. ka kërcënuar presidentin e Republikës së Kosovës, H.Th, përmes rrjetit social “Facebook”, ka autorizuar Policinë e Kosovës, për grumbullimin e informatave lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


MË SHUME NGA Lajme