Pesë shenja që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C
BKT
Lifestyle

Pesë shenja që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C

Vitamina C është përbërësi që ndodhet në shumë ushqime. Ekspertët thonë se kjo vitaminë është pothujase në të gjitha frutat dhe perimet, por te disa ndodhet në mase më të vogël dhe te disa në masë më të madhe.

Imuniteti i fortë na mbron nga viruset dhe bakteriet, prandaj kjo është arsyeja kryesore pse duhet të furnizohemi me minerale dhe vitamina të nevojshme, ndër të cilat është vitamina C.

Edhe pse gjendet lehtë në natyrë, dieta e varfër mund të dërgojë në mungesën e kësaj vitamine dhe zbuloni se cilat janë shenjat që e tregojnë këtë.

Ndjenja e vazhdueshme e rraspakpitjes mendore dhe asaj fizike

Ndryshimet e humorit të shoqëruara me zemërim dhe nervozizëm.

Rënia e imunitetit që parandalon trupin të luftojë kundër viruseve, bakterieve dhe mikroorganizmave të tjerë që shkaktojnë infeksione dhe alergji.

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, prishja e dhëmbëve dhe zbardhja e dhëmbëve.

Krijimi i mavijosjeve në trup pa asnjë arsye./