Mustafa: LDK është e gatshme të marrë përsipër formimin e qeverisë
BKT
Lajme

Mustafa: LDK është e gatshme të marrë përsipër formimin e qeverisë

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se LDK është e gatshme të marrë përsipër formimin e qeverisë nëse i kërkohet.

Ai ka folur kështu në takimin e presidentit Hashim Thaçi me liderët e partive politike.

“Si LDK jemi të gatshëm që të marrim iniciativën dhe të sigurojmë shumicën si parti e dytë, nëse na ofrohet kjo mundësi”, tha Mustafa.

Sipas tij, në këto momente nuk duhet të shkojmë në zgjedhje. "Duhet të bëjmë përpjekje të formojmë një qeveri e cila mund të qeverisë vendin në mënyrë normale”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se Kuvendit i nevojitet qeveri që mund të punoj me kapacitete të plota dhe mandat të plotë të Kuvendit.

“Momenti i tanishëm me të cilin po ballafaqohet Kosova me pandeminë, nuk mundëson që ne të mbajmë zgjedhje të reja Duhet të bëjmë përpjekje të formojmë një qeveri që siguron shumicën e Kuvendit të Kosovës dhe këtë ta bëjmë sa më shpejt”, u shpreh Mustafa. 


MË SHUME NGA Lajme