17:22 / 22.04.2020
Lojtarët e Dortmund rikthehen në stërvitje
Borussia Dortmund ka filluar stërvitjet pas ndërprerjes së shkaktuar nga COVID-19.
Bundesliga, si pjesa më e madhe e kampionateve vazhdon të mbetet e pezulluar, shkaku i përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Por, ‘pak dritë’ është duke u parë në fund të tunelit, me gjermanët që po bëhen gati të rifillojnë sezonin.
Skuadra pretendente për titull, Borussia Dortmund, sot iu është kthyer stërvitjeve në terren të hapur, përcjell lajmi.net.
Gjasat e mëdha që Bundesliga të rinisë sezonin janë më 9 maj, dhe kjo është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur.























