Limaj: Të krijohet shumica e re dhe të formohet qeveria
BKT
Lajme

Limaj: Të krijohet shumica e re dhe të formohet qeveria

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në takimin konsultativ me presidentin e Kosovës për situatën aktuale politike ka thënë se partia e tij është pro gjetjes së një shumice të re.

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka dërguar emrin e mandatarit për kryeministër tek presidenti si parti e parë dhe ky takim konsultativ po mbahet për këtë arsye, shkruan lajmi.net.

Limaj ka thënë se vullneti është që mandatet e deputetëve të vazhdojnë në krijimin e një shumice të re.

Ai gjithashtu ka kërkuar të respektohet Kushtetuta në vendimet e mëtejme politike.

“Në dritën e zhvillimeve pas mocionit të mosbesimit të qeverisë, dhe pastaj aktiviteve të mëpastajshme, të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur siç është parë edhe atë ditë në parlament e siç po shihet edhe sot, deputetët janë bashkuar atë ditë rreth një mocioni, por vullneti edhe atë ditë edhe sot, është që mandatet e deputetëve të vazhdojnë në krijimin e një shumice të re. Ne si parti kërkojmë që të vazhdohet dhe të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe ne këtu jemi duke u bazuar në nenin 95 me 5 pikat e saj dhe këtu jemi sipas urdhërimit ndaj jush nga aktgjykimi i GJK ku ajo kërkon nga ju si president t’i ftoni partitë politike për t’i konsultuar. Qëndrimi i Nismës është që të hlumtohen të gjitha mundësitë për krijimin e një shumice të re që do t’i merrte përgjegjësitë. Besoj se të gjitha partitë këtu duhet ta shohin këtë situatë në pjekurinë kushtetuese dhe demokratike. Ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos pranojmë fakt të kryer sjelljen anti-ligjit dhe nuk duhet të pranojmë e duartrokasim veprimet anti-ligjore e anti-kushtetuese, ftojmë të gjithë të kthehemi brenda motiveve kushtetuese. Vetëm kështu krijojmë stabilitet dhe mundësi. Ky është qëndrimi ynë.”, tha Limaj. 


MË SHUME NGA Lajme