21:24 / 22.04.2020
Haradinaj: Qeveria Kurti e trajtoi një rajon si Metohi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, e ka përshkruar Qeverinë Kurti një që gjatë ndarjes së buxhetit injoroi një rajon dhe që nuk përdori taksën e vendosur më herët në funksion të Kosovës.
Haradinaj ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Qeveria Kurti e trajtoi një rajon si Metohi si dhe e largoi taksën me një konferencë shtypi, pa e negociuar me SHBA-në për të përfituar Kosova”, ka thënë Haradinaj.
Qeverinë e ardhshme ai e ka quajtur stabile.
“Përderisa një qeveri e krijon shumicën parlamentare ajo qeveri është një qeveri stabile. Ne jemi republikë parlamentare”, ka thënë Haradinaj.























