Hiqen rrethojat e objektit të Qeverisë
BKT
Lajme

Hiqen rrethojat e objektit të Qeverisë

Disa punëtorë kanë larguar rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të behët ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu ka folur në lidhje me heqjen e rrethojave në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kryeziu ka thënë për Telegrafin se janë hequr rrethojat sepse mes sheshit të qytetarëve dhe oborrit të Qeverisë nuk duhet të ketë pengesa të tilla.

“Në mes sheshit të qytetarëve dhe oborrit të Qeverisë nuk duhet të ketë pengesa të tilla”, tha Kryeziu.


MË SHUME NGA Lajme