UEFA shtyn për një vit edhe Evropianin e femrave
BKT
Sport

UEFA shtyn për një vit edhe Evropianin e femrave

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar se Kampionati Evropian në futboll të femrave do të luhet në Angli nga 6 deri më 31 korrik të vitit 2022

Kampionati, që ishte paraparë të mbahej verën e vitit të ardhshëm, është shtyrë për një vit, si pasojë e ndryshimit të kalendarit të garave shkaku i koronavirusit.

“Kur u desh të merrnim vendimin urgjent për të shtyrë Kampionatin Evropian të vitit 2020, ne gjithmonë ishim në dijeni për ndikimin që do të kishte në Evropianin 2021 të femrave. Ne kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha opsionet, me prioritetin për të rritur futbollin e femrave. Duke lëvizur Evropianin e femrave për një vit, ne jemi përkujdesur që ky të jetë turneu i vetëm i madh në verën e atij viti, duke pasur kësisoj vëmendjen që e meriton”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.