Raka: Çdo grumbullim i njerëzve është kërcënim serioz për shëndetin publik
BKT
Lajme

Raka: Çdo grumbullim i njerëzve është kërcënim serioz për shëndetin publik

Mikrobiologu Lul Raka ka bërë sërish thirrje për kujdes.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se grumbullimi i njerëzve është kërcënim për shëndetin.

“Çdo grumbullim i njerëzve, pa marrë parasysh kontekstin, është kërcënim serioz për shëndetin publik në Kosovë”, ka shkruar Raka në Facebook.

Aktualisht në vendin tonë janë ti infektuar me koronavirus 630 persona, 138 janë shëruar dhe 19 persona kanë vdekur.

Viktima e 19 është një 53 vjeçar nga komuna e Prizrenit. Ai vdiq sot në Klinikën Infektive ku po trajtohej që nga 13 prilli.


MË SHUME NGA Lajme