Mësohet arsyeja pse Kaka ishte transferuar te Real Madrid
BKT
Sport

Mësohet arsyeja pse Kaka ishte transferuar te Real Madrid

Gaetano Paolillo, agjent i brazilianit Leite Kaka, ka thënë se klienti i tij ka refuzuar Manchester Cityn, dhe se kurrë nuk ka dashur të largohet në drejtim të Real Madridit, duke kërkuar qëndrimin te Milan.

Kaka sot ka festuar ditëlindjen e 38-të, dhe në këtë përvjetor të lindjes së tij, janë publikuar histori të ndryshme.

“Nëse do të ishte për Milanin, ata do të pranonin ofertën prej 100 milionë euro nga Manchester City, por Kaka absolutisht nuk pranoi të lëvizte”, ka deklaruar Paolillo.

“Çdo vit, Real Madrid do të pyeste nëse Kaka ishte në dispozicion, por Milan e kishte konsideruar gjithmonë jashtë tregut të transferimeve dhe ai gjithashtu dëshironte të qëndronte. Ky ishte plani i tij, gjithsesi”.

“Pas ndeshjes së tij të fundit me Milanin në Firence në vitin 2009, ai u largua për detyrë ndërkombëtare dhe mori vetëm një fanellë. Ai tha se do të takoheshin përsëri në Aeroportin në Malpensa brenda një muaji, por Milan e shiti atë te Real Madrid kur ishte në Brazil”.

“Ai kurrë nuk ka dashur të largohet”, ka theksuar Paolillo.