“Spurs” duan shkëmbimin Ndombele-Arthur
BKT
Sport

“Spurs” duan shkëmbimin Ndombele-Arthur

Tottenham është i interesuar të shkëmbejë mesfushorin Tanguy Ndombele, me yllin e Barcelonës, Arthur Melo.

Gjiganti anglez ka interesim të madh për brazilianin dhe duke parë interesimin e Barcelonës për Ndombelen, shpresojnë që t’i shkëmbejnë lojtarët.

Thuhet se Spurs do e lejojnë Ndombelen të largohet vetëm nëse Arthur përfshihet në ofertë.

Arthur ka humbur pozitën me ardhjen e Frenkie de Jong në formacionin e parë, andaj mund të largohet gjatë verës.

I interesuar për Arthur mbetet Inter, edhe pse lojtari ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar skuadrës së Antonio Conte.