17:21 / 23.04.2020
Werner i premton Liverpool se do transferohet në “Anfield”
Ylli i RB Leipzig, Timo Werner i ka siguruar Liverpoolit se do transferohet në “Anfield”.
Sipas mediave angleze, Werner i ka premtuar “Reds” se do refuzojë të gjitha ofertat gjatë verës.
Thuhet se trajneri, Jurgen Klopp është admirues i lojtarit dhe e dëshiron gjatë verës që të garojë me treshen Mohamed Salah, Sadio Mane e Roberto Firmino për pozitën në formacionin e parë.
Chelsea, Manchester United, Real Madrid e Barcelona kanë qenë të lidhur me transferimin e gjermanit.
Klauzola e lirimit të Werner është 35 milionë euro.























