17:42 / 23.04.2020
Haradinaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Ramazanit
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të Ramazanit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, me dëshirën që ky muaj i shenjtë të shërbejë si shtysë për forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë mes nesh.
“Muaji i Ramazanit, gjatë të cilit kultivohen vlerat më fisnike njerëzore, pasqyron në mënyrë të denjë sprovën për t'iu përkushtuar lartësimit shpirtëror. Në emër të AAK-së dhe në emrin tim personal, uroj myftiun Naim Tërnava për fillimin e Muajit të Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























