Braithwaite dëshiron të qëndrojë edhe shumë vite tek Barcelona
Sulmuesi i Barcelonës, Martin Braithwaite ka thënë se ka plan të qëndrojë për një kohë të gjatë në “Camp Nou”.
28-vjeçari u transferua te Barcelona në muajin shkurt dhe ka kontratë deri në vitin 2024, por ka raportime se do largohet gjatë verës.
Mirëpo, Braithwaite ka thënë se do qëndrojë edhe më shumë se kontrata momentale.
“Jam i sigurt se do qëndrojë më shumë se katër vite e gjysmë. Të shohim”.
“Tani dua vetëm të luaj, të shijoj trofetë me skuadrën sepse kjo është arsyeja që jam këtu”.
“Te Barcelona jam duke parë lojtarë legjendarë dhe të gjithë janë në një skuadër. Pra qëllimi im është të mund të them se luajta në një nga gjeneratat më të mira te Barcelona”, deklaroi ai.
Thuhet se Braithwaite do largohet gjatë verës sepse me transferimin e Lautaro Martinez e Neymar, nuk do këtë vend në formacionin e Barcelonës.























