17:45 / 23.04.2020
Qeveria shkarkon dy drejtorë të Telekomit
Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar edhe dy drejtorë të Telekomit të Kosovës.
Dy anëtarët e bordit të shkarkuar janë Teki Shala dhe Luljeta Elezaj.
Ata të dy janë zëvendësuar me Lule Ahmeti e Hekuran Nikçi.
“Ndërsa me një vendim tjetër të miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore në “Telekomi i Kosovës”, Luljeta Elezaj dhe Teki Shala të cilët janë zëvendësuar me Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikçi.”, thuhet në njoftimin e qeverisë.























