Kurti shkarkon bordin e KEK-ut, Ibër Lepencit, Hidroregjionit Jugor
BKT
Lajme

Kurti shkarkon bordin e KEK-ut, Ibër Lepencit, Hidroregjionit Jugor

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës, në Ibër Lepenc dhe në Ujësjellsin "Hidroregjioni jugor", në Prizren.

Qeveria ka shkarkuar këto borde me arsyetimin se janë gjetur fakte të keqmenaxhimit dhe shkelje, shkruan lajmi.net.

Qeveria në detyrë gjithashtu ka emëruar bordet e reja të përkohëshme të drejtorëve në këto ndërmarrje publike.

Ky është njoftimi i qeverisë:

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) nën drejtimin e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime dhe dokumente nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren. Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit. Me po këto vendime, Qeveria ka emëruar bordet e përkohshme të drejtorëve:
– Në ndërmarrjen publike qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A.:
1. Rrezarta Pllana, kryesuese dhe drejtore;
2. Merita Kasapolli, drejtore;
3. Arbnor Pula, drejtor; dhe
4. Bezad Halilaj, drejtor.
– Në ndërmarrjen publike qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.:
1. Ajshe Zeneli-Bytyqi, kryesuese dhe drejtore;
2. Alban Fetahu, drejtor;
3. Bekim Selimi, drejtor; dhe
4. Nazmi Pllana, drejtor.
– Në ndërmarrjen publike qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren:
1. Ylber Elshani, kryesues dhe drejtor;
2. Arieta Vula-Pozhegu, drejtore;
3. Altin Sahiti, drejtor; dhe
4. Edmond Halimi, drejtor.


MË SHUME NGA Lajme