Ambasadorët flasin për takimin me Presidentin
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë bërë të ditur se në takimet që i bëjnë me udhëheqës të vendit vetëm i dëgjojnë pikëpamjet e tyre.
Ata kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për media, pas takimit që kanë pasur sot me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve, dëshirojnë të njoftojnë se ne bëjmë takime me udhëheqës politikë dhe institucionalë që t’i dëgjojmë pikëpamjet e tyre dhe për të pranuar informata, në mënyrë që t’i mbajmë qeveritë tona të informuara lidhur me zhvillimet. Pjesëmarrja në takime të tilla nuk sinjalizon miratim ose mbështetje për ndonjë pozitë të veçantë apo rrjedhë të veçantë veprimi. Kjo është në përputhje me praktikën normale diplomatike”, shkruhet në komunikatë.























