Kurti vizitoi komunat e Mamushës dhe Rahovecit, iu premtoi mbështetje
BKT
Lajme

Kurti vizitoi komunat e Mamushës dhe Rahovecit, iu premtoi mbështetje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një vizite sot në Mamushë dhe Rahovec, ka premtuar mbështetje për këto dy komuna për luftimin e pandemisë COVID-19.

Gjatë takimit me kryetarin e Mamushës, Abdülhadi Krasniç, kryeministri në detyrë Albin Kurti është informuar në lidhje me gjendjen me pandemi në këtë komunë, ku deri më tash fatmirësisht nuk është konfirmuar asnjë rast i dyshuar.

Kryetari i Mamushës siguroi kryeministrin në detyrë se komuna dhe qytetarët kanë zbatuar me përpikëri vendimet e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje të rrezikshme.

Në takimin me kryeministrin në detyrë Kurti, kryetari i Rahovcit, Smajl Latifi e njoftoi mbi veprimet që komuna ka marrë me qëllim të parandalimit të infektimit me koronavirus. Ai tha se këto masa kanë rezultuar të suksesshme duke qenë se Rahoveci deri më tani ka vetëm një preson të prekur me COVID-19.

Komuna e Rahovecit ka themeluar Shtabin e Posaçëm Emergjent dhe nën-shtabet në fshatra dhe lagje, po bën dezinfektimin e vazhdueshëm të objekteve publike, rrugëve, rrugicave si në fshatra ashtu edhe në lagje të komunave, dhe iu është përgjigjur menjëherë masave dhe vendimeve të Qeverisë për parandalimin e COVID-19.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë këtyre vizitave premtoi se Qeveria në detyrë do të jetë afër komunave të Mamushës dhe Rahovecit, dhe kërkoi vazhdimin e respektimit të masave të institucioneve shëndetësore, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë gjendja aktuale me koronavirus.


MË SHUME NGA Lajme