Veseli viziton Thaçin pas operimit, i uron shërim të shpejtë
BKT
Lajme

Veseli viziton Thaçin pas operimit, i uron shërim të shpejtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot presidentin Hashim Thaçi në Klinikën s Urologjisë në QKUK, i cili sot i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në këtë klinikë.

"Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet. Gjatë vizitës që i bëra sot pasdite, i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë. Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.


MË SHUME NGA Lajme