22:25 / 23.04.2020
Thaçi flet për trajtimin mjekësor, falenderon mjekët
Presidenti Hashim Thaçi është shprehur mirënjohës për mjekët dhe stafin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtimin profesional.
Ai ka folur për trajtimin e tij mjekësor.
Postimi i plotë:
Sapo jam liruar për trajtim në shtëpi, pas një intervenimi që kisha sot në Klinikën e Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. U jam shumë mirënjohës mjekëve dhe stafit për trajtimin profesional. Po ashtu, i falënderoj të gjithë miqtë dhe përkrahësit që më kanë shkruar dhe janë interesuar për gjendjen time shëndetësore. HTH























