Aromë fanstatike për shtëpinë, si ta përgatisni vetë
BKT
Lifestyle

Aromë fanstatike për shtëpinë, si ta përgatisni vetë

Tani që qëndroni në shtëpi, mund të bëni vetë një aromatizues për ambientin tuaj duke përdorur kanellën.

Aroma e veçantë e saj, e bën atë të qëndrojë gjatë në shtëpi duke dhënë një ndjenjë rehatie.

Nuk është rastësi që kanella është një nga përbërësit e preferuar për gatim dhe ëmbëlsira.

Ja si ta përgatisni: Vendosni uthull molle, një shkop kanellë dhe disa karafil në një enë. Ziejini duke u shtuar disa lëkura portokalli që aroma të jetë edhe më e fortë dhe e gjatë.