10:06 / 24.04.2020
48 raste me koronavirus në Klinikën Infektive, pesë me oksigjenoterapi
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar gjithsej 48 raste me Covid-19.
Gjendja e pacientëve me Covid -19 është si vijon:
43 raste janë në gjendje stabile, derisa pesë raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor.























