Pse jeni gjithmonë të uritur?
Disa njerëz ndjejnë nevojën për të konsumuar aq shumë vakte sa që duken sikur janë gjatë gjithë kohës të uritur. Me siguri të në mos veten, të gjjithë njohin dikë që nuk i thotë asnjëherë jo ushqimit.
Në fakt ka disa arsye të cilat e shpjegojnë këtë tendencë, për të ngrënë gjithçka në çfarëdolloj kohe.
Proteinat

Mos marrja e nivelit të duhur të vlerave proteinike në një vakt shkakton mos ngopje. Nëse dëshiroi të ndiheni të ngopur, asnjëherë mos i shmangni protetinat nga dieta juaj.
Gjumi

Edhe mungesa e gjumit shakton uri të vazhdueshme dhe të pakontrollueshme. I keni parasysh vaktet e bollshme pas orës 12 të natës? Dëshira për të konsumuar ushqim në atë orë lidhet pikërisht me gjumin e vonuar.
Dieta

Nëse po mbani nje dietë drastike e cila nuk përmban fare yndyrna të shëndetshme atëherë është mëse normale të ndiheni të uritur.
Uji

Uji ndihmon metabolizmin të funksionojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse nuk po pini mjaftueshëm ujë mos ja vini fajin ushqimit për kilogramët e tepërt që po shtoni.
Fibrat

Nuk mund të mbash dietë të shëndetshme nëse nuk konsumon mjaftueshëm fibra.
Ushtrimet

Shumë njerëz nuk e kombinojnë ushtrimin fizik me një dietë të mirë. Nëse i jeni futur ushtrimeve fizike apo palestrës duhet patjetër të hani mjaftueshëm për të mos qenë gjithmonë të uritur.
Alkooli

Konsumimi i alkoolit bën që trupi për të mbajtur veten në gjendje të mirë të harxhojë më shumë energji. Nëse jeni duke kosumuar sasi të mëdha alkooli atëherë mos pretendoni të mos ndjeni uri.
Stresi

Stresi shkakton obezitet. Pjesa më e madhe e njerëzve, kur stresohen kanë tendencën për të konsumuar më shumë ushqim se zakonisht.
Shpejtësia

Edhe shpejtësia në të ngrënë ndikon në ndjesinë e ngopjes. Nëse jeni duke ngrënë shpejt, nuk jeni duke i lënë trupit kohën e nevojshme për të dërguar në tru sinjalin e ngopjes.























