Shkëlzen Gashi ka të "Drejtë"

Shkëlzen Gashi ka të "Drejtë"

Shkruan: Ardian Kastrati

Vëllezërve e fëmijëve të dëshmorëve të UÇK- së (Islam Kastrati dhe Fehmi Kastrati,  që të dy familjarë të mi dhe pjesëtarë të njësisë  së UÇK-së  “Çeliku", të rënë heroikisht në frontin e luftës 1998-1999 në Drenicë ), iu shpjegova pse Shkëlzen Gashi ka të drejtë. Shkëlzen Gashi ka  të drejtë në deklaratën e tij për UCK-në në rastin kur e mohon vetveten si shqiptar. Si Shkëlzeni kanë folur Milosevici, Shesheli, Vucici,  Dacici, etj.

Prandaj vetëm në këtë rast ai mund të ketë  të  drejtë, sepse nuk mohon vetvetën, por UÇK-në, pra mohon shqiptarët.  
Si duket Gashi ndjek linjën e shefit të vet politik, Albin Kurtit, i cili në përvjetorin e rënies së heronjëve të kombit Shkëlzen e Luan Haradinaj, nuk i përkujtoi këta të dy, por atë ditë gjeti kohë që, në FB të kujtojë Zana Nimanin e Beogradit (ish- dashnoren e Jovan Radiceviç, një  gitarist i njohur serb).