Kurti e liron nga detyra Shkëlzen Gashin
BKT
Lajme

Kurti e liron nga detyra Shkëlzen Gashin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka liruar nga detyra këshilltarin politik, Shkëlzen Gashin, pas deklaratave të këtij të fundit se “UÇK-ja ka bërë krime”.

Përmes një statusi në FCB, Kurti ka thënë se debatin që ai e ka bërë nga detyra e këshilltarit të tij nuk ka bërë mirë.

Ai ka thënë se e vlerëson Gashin, por që ka gjëra që nuk pajtohet me të.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, Shkëlzen Gashi.

Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar.


MË SHUME NGA Lajme