Kastrati: Kurti nuk u distancua nga Shkëlzen Gashi
Politologu Ardian Kastrati ka deklaruar se ‘Albin Kurti nuk i mohoj deklaratat e Shkëlzen Gashit për "krimet" e UÇK-së’. Albini nuk e mohoj dëmin që e bënë këto deklarata, ka shtuar Kastrati.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti nuk i mohoj deklaratat e Shkëlzen Gashit për "krimet" e UÇK-së.
Nuk e mohoj çfarë dëmi bënë këto deklarata. Mjafton të shohim çfarë jehone i dhanë mediat serbe dhe ndërkombëtare atij lajmi. Kurti pra, nuk e shkarkoj Gashin për dëmin që deklaratat e tij i shkaktuan Kosovës. Kurti e liroj nga detyra sepse ato deklarata e shpërqëndruan nga puna. Kurti, tha:
" Deklaratat e Shkëlzen Gashit patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim".
Kjo poashtu i bie që Kurti pajtohet që Gashi mund të vazhdoj me deklarata të ngjashme nga pozita tjera dhe nuk ështe që Kurti do ti kundërshtonte ato.























