Dy raste me Covid19,sot mblidhet Shtabi Emergjent në Kaçanik
Pas dy rasteve me Covid19 në Kaçanik për masat qo dp të ndërmerren si përgjigje ndaj kësaj situate, sot do të mblidhet Shtabi Emergjent Komunal.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë të nderuar të Kaçanikut ,sipas të dhënave zyrtare nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot i kemi dy raste të konfirmuara me Covid-19!
Me të marrë lajmin ,unë personalisht me një ekip mjekësor kemi dalë në terren për ti kontaktuar personat që kanë pasë kontakt me dy personat e konfirmuar me Covid-19 dhe kemi kërkuar nga ata që të vetizolohen për 14 ditë!
Poashtu edhe stafi mjekësor i QKMF-së,që kanë pasë kontakte janë vetëizoluar!
Për masat ,që do të ndërmirren si përgjigje ndaj kësaj situate, sot do të mblidhet Shtabi Emergjent Komunal dhe do të informoheni me kohë për vendimet që do të mirren.
Prandaj, qytetarë të nderuar duke ditur se vaksinë kundër coronavirusit nuk ka ,si dhe nuk kemi ende medikament adekuat për trajtimin e coronavirusit e vetmja mundësi për të parandaluar Covid-19 është zbatimi rigoroz i masave të ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ,si dhe Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës!
KUJDES PO,PANIKË JO
QËNDRONI NË SHTËPI,RUAJE VETEN,FAMILJEN ,KOMBIN,SHPËTO JETË!
SË BASHKU DO TË JA DALIM
DREJTORI
Dr.Sinan Zeneli























