Kepa Arrizabalaga mbetet te Chelsea
BKT
Sport

Kepa Arrizabalaga mbetet te Chelsea

Chelsea planifikon ta mbajë në skuadër portierin, Kepa Arrizabalaga.

Spanjolli ishte i lidhur me largimin nga “Stamford Bridge” pas një sezoni të vështirë, mirëpo “Blutë” nuk dëshirojnë të shpenzojnë para për një portier tjetër, andaj i është dhënë një mundësi tjetër.

Chelsea para krizës së koronavirusit kishte interesim për portierin e Milan, Gianluigi Donnarumma, mirëpo gjiganti italian ka ndërruar mendim dhe e ka hequr nga shitja.

Kepa gjatë këtij sezoni për Chelsean ka bërë 34 paraqitje duke e mbajtur portën e paprekur vetëm shtatë herë.